Holandë-Francë është supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit B në eliminatoret e Euro 2024.
Takimi po zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit
Francezët kryesojnë grupin me 15 pikë të plota, ndërkohë që tulipanët ndajnë vendin e dytë me Greqinë. Me nga 9 pikë.
Ndeshja u zhbllokua shpejt. Me skuadrën e Deschamps që kaloi në avantazh në minutën e shtatë me anë të Kylian Mbappe.
Ylli i PSG-së shfrytëzoi një krosim të Jonathan Clauss, fitoi duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. Duke gjetur golin numër 41 me kombëtaren e Francës.
Vendasit nuk u pajtuan me golin e pësuar dhe iu afruan barazimit. Me Veerman dhe Simons në dy raste, por pa ia dalë të mposhtin Mike Maignan. Dhe pjesa e parë përfundoi 0-1 për Francën.