Kanë qenë të shumta lajmet për marrëdhënien mes Mbappe-s dhe Messit në një dhomë zhveshjeje, atë të PSG-së, të mbizotëruar nga egoja.
Megjithatë, francezi gjithmonë kishte respekt të madh për argjentinasin. Leo e kuptoi edhe hapësirën që zinte Kylian, padyshim futbollisti më i mirë i momentit. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, francezi shpreh keqardhje për trajtimin e ish-bashkëlojtarit të tij në Francë.
“Ai mund të jetë lojtari më i mirë në histori. Largimi i tij nuk mund të konsiderohet kurrë një lajm i mirë. Personalisht, ishte e vështirë për mua të kuptoja se kishte kaq shumë njerëz që ishin të lumtur. Po flasim për Leon: ai nuk mori respektin që meritonte në Francë. Është turp, por kështu ishte. Ne do të duhet të bëjmë gjithçka për ta zëvendësuar atë”, tha Mbappe.