Mbajti peng dy fëmijët, momenti kur 40-vjeçari në Durrës arrestohet nga policia (VIDEO)

Policia ka publikuar pamjet e neutralizimit të 40-vjeçarit që tronditi zonën e ‘Shkëmbit të Kavajës’ mëngjesin e sotëm, pasi mbante peng në apartament dy fëmijët e mitur, teksa banorët dëgjonin të shtëna me armë nga banesa e tij e marrë me qira.

Në video janë forcat RENEA, të cilat pas negociatave me 40-vjeçarin Aleks Marku kanë mundur t’i afrohen banesës dhe të kryejnë shoqërimin e tij.

Forcat RENEA, dëgjohen dhe në video teksa i thonë 40-vjeçarit: Je në besën tonë!

40-vjeçari duket teksa del nga banesa i qetë me cigare në dorë dhe pa bluze me vete.

Ndërkohë 2 fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po u jepet asistencë nga psikologët.

Gjithashtu, në pamje duken edhe shenjat e plumbave në banesë dhe xhama të thyer.

Më poshtë, shihet momenti ku 40-vjeçari Aleks Marku nga Lezha neutralizohet nga forcat e policisë, pas disa orësh negociata.

Marku mbante peng dy fëmijët e tij të mitur.


Shtuar 15.05.2024 08:41