Me rastin e 18 Dhjetorit, ditës ndërkombëtare të gjuhës Arabe të miratuar nga UNESCO, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike i drejtuar nga Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj, me mbështetjen e Dekanatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, organizoi konferencën e 2-të Ndërkombëtare për Gjuhën Arabe në bashkëpunim me Ambasadën e e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe me Akademinë Globale të Gjuhës Arabe “Mbreti Selman” Riad, si dhe me pjesëmarrje nga studiues e lektorë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj, një sesionin shkencor me temë bosht “Arabishtja-Gjuhë e poezisë dhe e arteve”.
Në fjalën e tij Sh.T.Z. Abdullah Al-Shahri, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Mbretërisë Arabisë Saudite në Tiranë theksoi rëndësinë dhe peshën e gjuhës në arabe në botë, përpjekjet që bëhen për lëvrimin e kësaj gjuhe të madhe.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof.Dr. Esmeralda Kromidha vlerësoi rëndësinë që njohja e shtresave gjuhësore dhe se arabishtja do të përbëjë një gjuhë studimore në ambientin e fakultetit të gjuhëve të huaja. Në fjalën e saj ajo ftoi lektorët e huaj të arabishtes të japin mbështetjen e tyre më mësimin e gjuhës dhe të kulturës arabe në Shqipëri.
Shefi i Departamentit të Gjuhëhve Sllave dhe Ballkanike Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj vijoi duke thënë se kumtesat e çmuara të referuesve Shqiptarë dhe Sauditë do të zgjerojnë zinxhirin shkencor e kulturor që lidh dy kombetet tona që nga mesjeta e hershme e deri sot.
Eventi vijoi me kumtesat dhe referimet e lektorëve të Akademisë Globale të Arabishtes Riad, dhe te pedagogëve nga Instituti I Stdudimeve Evropiane, studiues nga Arkivi Qendror i Shqipërisë, dhe referues nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. /albeu.com/