“Mazhoranca do të varrosë çështjen e Belinda Ballukut”/ Gazment Bardhi: Qëllimi i protestës së PD, të mbajmë vëmendjen te skandalet zv.kryeministres

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli sot në emisionin “Log.” në News24 për protestën e PD-së që u mbajt sot para Kryeministrisë, me qëllim shkarkimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.

Bardhi tha se qëllimi i aksionit të opozitës është që të mbajë në vëmendje të opinionit publik, skandalet e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Bardhit mazhoranca po tenton të heqë vëmendjen nga skandalet e e Ballukut, e për këtë arsye opozita synon të mbajë çështjen në vëmendje të publikut pe protestën për shkarkimin e saj.

Gazment Bardhi: Qëndresa për 44 javë e mbajti për 44 javë në qendër të vëmendjes Erion Veliajn. Ishte te qendresa 44 javë, pavarësisht numrave. Ka një strategji të mazhorancës për t’a varrosur çështjen e Belinda Ballukut për të mos e mbajtur atë në opinionin publik.

Qëllimi i kësaj foltore parlamentaro-qytetare, pra jo protestë me molotov. Do bëjmë edhe protesta kombëtare, kur të ketë protestë kombëtare do dalim siç kemi bërë gjithmonë. Qëllimi i këtij organizimi të bërë nga PD është që çështjet korruptive të dyshes Balluku-Rama të mos harrohen siç është strategjia e qeverisë.

Do duhet të biem dakord që PD kanë hyrë në vitin e 13 të opozitës. Më mirë se sa të lesh një çështje në heshtje për ta varrosur është të reagosh qoftë edhe në këtë formë që ne kemi zgjedhur.

Me protesta të mëdha ne e kemi parë që as nuk është rrëzuar qeveria, edhe kur kanë qenë protesta me mesazh të fortë. Është shumë e domosdoshme për shkak të ngushtimit të hapësirë, pra ne kemi të ngushtuar hapësirën në parlament, hapësirë në media. Ka shumë pak tv që të lejojnë të flasësh për tema që janë në interes të qytetarëve. Strategjia e PS-së është të varrosin çështjen e Ballukut.


Shtuar 17.11.2025 22:20