Për të dytën ditë me radhë Këshilli i Mandateve po diskuton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për 3 vepra penale.
Prej orës 16:00 të ditës së sotme, deputetët e pranishëm në mbledhjen e këshillit të mandateve kaën rënë dakord me kërkesën e SPAK për autorimizin e arrestimit të Ahmetajt.
Burime bëjnë me dije se deputetët e mahzorancës e kanë pranuar autorizimin eSPAK për arretimin e Ahmetajt, ndërsa kanë propozuar që Këshilli të mblidhet të premten në orën 12:00, për të diskutuar për raportin e SPAK. Po ashtu është propozuar nga mazhoranca që të zhvillohet seancë e posaçme ditën e hënë në orën 17:00.
Por, propozimi është kundërshtuar nga opozita, të cilët deklarojnë se nuk i duhet dhënë kohë më tepër, pasi ‘kjo ndihmon Ahmetajn që të fshihet’.
Raporti i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve do të miratohet të hënën në një seancë të posaçme plenare që do të mbahet në orën 17:00.