Ditën e sotme mbi 33 mijë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore 2022, atë të lëndës së matematikës.
Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30. Nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje./albeu.com