Matura 2024/ 28 mijë maturantë do të testohen sot në lëndën e Matematikës

Ditën e sotme, mbahet provimi i maturës në lëndën e Matematikës.

Provimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë 2.5 orë.

Provimi për lëndën e matematikës, është i treti të cilit i nënshtrohen rreth 28 mijë maturantë, ndërkohë që provimi i fundit është ai për lëndët me zgjedhje, i cili do të mbahet më 24 qershor.


Shtuar 18.06.2024 08:04