Grupet kriminale shqiptare kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’iu shmangur autoriteteve ligjzbatuese. Ata përdorin disa aplikacione që janë pa server, të tilla si “Matrix”, “Sky”, “EnchroChat”, të cilat nuk mund të gjurmohen dhe e lënë “anonim” përdoruesin. Kështu aplikacionet i japin mundësi krimit të komunikojë në distancë i pa shqetësuar se aktiviteti i tyre mund të zbulohet.
Megjithatë gjatë viteve të fundit disa vende europiane dhe agjenci ligjzbatuese arritën të thyenin aplikacionet Enkro Chat dhe Sky. Qindra persona u arrestuan në Hollandë dhe Belgjikë. Këto dy aplikacione rezulton se janë përdorur nga rreth 230 mijë persona në mbarë botën. Në duart e hetuesve tashmë janë miliona mesazhe me sfond kriminal.
Së fundmi prova e Prokurorisë së Posaçme shqiptare (SPAK) që çoi në pranga një prokuror dhe ish-shefin e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, ishin informacione të përcjella nga autoritetet franceze, belge e holandeze të drejtësisë, bisedat e të dyshuarve në platformat dikur të pagjurmueshme “Sky” dhe “EncroChat”, raporton Gazeta Express. Me besimin e një komunikimi të sigurit, anëtarët e grupit kriminal kanë marrë e dhënë porosi për vrasje, planifikuar krime, si edhe raportuar realizimin e tyre në kohë reale. “U kry”, ishte një nga këto mesazhe, ku i tregohej të tjerëve se vrasja ishte realizuar me sukses.
Gjatë kësaj kohe janë zbuluar edhe enkriptuar edhe aplikacione të tjera sic janë Exclu dhe Anom të cilat gjithashtu janë mbyllur, raporton Gazeta Express. Një tjetër “zgjidhje” për mafian shqiptare sipas anti-mafias italiane është celulari BQ acquarius. Ky telefon kushton kushton 1500 euro dhe çdo 6 muaj ka kosto të tjera për enkriptimin e bisedave.