Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës, e cila është e akuzuar për vjedhje ka folur për mediet lidhur me ngjarjen.
Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj Havierin, vodhën në banesën e ish-këshilltares së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, një shumë të madhe parash dhe bizhuterish.
Spartak Dobi tha se nuk ishte në dijeni për shumat e vjedhura, teksa ngre dyshimet se një person i tretë ka gisht në këtë çështje.
Duke folur për “News 24” ai apeloi për pafajësinë e djalit të tij, ndërsa thekson se gjithçka e ka inskenuar gruaja.
INTERVISTA E PLOTË
Kishit dijeni që gruaja juaj punonte si pastruese dhe vidhte në këto banesa?
Jo nuk kisha dijeni.
Sa vite kishte që punonte?
13 vite.
Punonte në banesat e zyrtarëve të lartë?
Në disa…ca ishin këta mo, se di. Di që ka punuar te kjo gruaja. E kam takuar një herë dhe më tha që jam; shoqja e Rozetës. kaq ka qenë biseda më te. Se mbaj mënd tani. Është ndarë ajo me të shoqin, por s’më hyn në punë. Kështu është problemi. Po ta dija, shkoja e denoncoja vetë. Do thoja në Polici; ‘Hajdeni se kaq lekë aty në shtëpi, se kush mi ka futur. Hajdeni merrini’.
Kur ndodhi arrestimi?
Ishte ora 07:30. Ishte këtu djali. U arrestua gabimisht. Ia hoqën prangat pastaj, se unë i di rregullat. Policia kontrolloi iku se nuk gjeti gjë atë natë. Ndaj më dogji mua diçka, se ka bashkëpunim. Dikush ia ka dhënë paret asaj. Asaj s’ju gjetën asnjë pare.
Mendoni se ka bashkëpunuar me dikë gruaja juaj?
Po kështu mendoj. Paratë u gjetën natën e dytë. Paratë u gjetën te tubi i aspirimit. As më shkonte mendja fare.
Ishit këtu kur erdhi policia?
Po këtu isha.
Ju mori policia në pyetje?
Po më pyetën më thanë; a ke dijeni? I thash ‘jo’. Ndërhyri ai shefi dhe tha; që nuk ka dijeni ky, se e njoh. Ka punuar 30 vite me ne tha. Kaq qe, dhe nuk më pyetën më (ka qenë polic).
Kishit vënë re diçka të dyshimtë te gruaja?
Jo asgjë të dyshimtë, se unë nuk lija asgjë mangët. Unë merrja pension të madh, dhe ajo punonte në banesa merrte 1 milion lekë. Kishim të ardhura.
Pse dyshoni se gruaja juaj dhe djali e kanë bërë këtë veprim?
Për djalin më vjen keq, se ai është djalë i mirë.
Mendoni se djali juaj është përdorur nga bashkëshortja juaj?
Po ose nga bashkëshortja, ose nga ai maskarai që ka pasur paret. Ku do i gjente paret ai?! Nuk ishte banka? Ajo është bërë për fshehje, ‘që të shpëtojë unë, na paratë e mia’.
Djali juaj lëvizte me makinë të shtrenjtë…
Makina ime është e shtrenjtë. E kam marrë unë me lekët e burgut. Kam bërë burg në kohën e Everit, që e shava. Një nga automjetet ia kam blerë unë.
Po dy automjetet ku i ka gjetur?
I ka blerë vetë djali, por tha; bab s’kam vjedh gjë. Atij si kanë kapur asgjë, se nuk i kanë gjetur as gisht, asgjë. Do i lutesha shumë qeverisë, kryeministrit, që djalin të ma lirojë nga burgu me kusht. Se atë fëmijë kam.
Jeni takuar me djalin dje?
Po isha dje. E gjeta me kokë në çimento. I ka rënë çimentos, ishte çarë këtu te koka. I vjen inat se pse nuk e mori nëna e vetë përsipër fajin. Se ajo e ka bërë, ku dinte djali se ku ishin paret?!
Si mendoni, kush i ka fshehur paratë në tubin e aspirimit?
Bashkëshortja, djali nuk e ka ditur. Se di kur i ka fshehur. Kemi dalë i bie dhe ajo i ka fshehur.
Ju mendoni se ajo i ka marrë paratë nga një banesë apo në disa banesa ku punonte?
Jo mendoj se në një banesë. Ai (pronari) bënte qejfe, ikte nëpër kampe, nëpër plazhe. Paguan tjetër kush për atë. S’e kanë thirrur asnjëherë në prokurori. Mua më duhet të lirojë djalin me kusht.
Çfarë ju tha djali dje? Po bashkëshortja?
Bashkëshortja s’foli. Iku. Ajo nuk i flet djalit të vet.
Duke parë se djali juaj dhe bashkëshortja bënte jetë ndryshe nga ju. A i keni pyetur si i ka blerë ai makinat?
S’e kam pyetur. Ai u arrestua. S’kisha s’i ta pyesja. Ça kujdesej ajo për djalin?! Ajo po të donte nuk e përfshinte djalin. Djali po mos t’i jepte ajo paret, s’kishte me ça t’i blinte ai. Ajo ka punuar rreth 10 vite te Alda.
Ka punuar dhe të zyrtarët e tjerë?
Po po. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Ajo nuk ka vjedh ndonjëherë. Kjo është hera e parë dhe e fundit se nuk ka ça të vjedhë më. Më vjen keq për djalin.
Jeni penduar që s’e keni pyetur djalin?
Po po jam penduar. Këto dy muaj vetëm Benzin tim kishte ai.
Po gruaja juaj nga rrethi shoqëror kishte denoncime?
Nuk e di. S’i njoh ata që ka punuar, se nuk shkoja.
Cili është apeli juaj lidhur me arrestimin e djalit tuaj se thoni sqë është përdorur nga gruaja juaj? Çfarë kërkoni?
Kur ka qenë me mua është sjellë mirë. Tani s’kam ça të bëj (për gruan). Por kërkoj lirim me kusht për djalin.
Mendoni se gruaja juaj është përdorur?
Po. Se ku i gjeti paratë? Ku i preu? Ku i mori? Kush ia dha çelësin që të hapte kasafortën?!
Thuhet se gruaja juaj ka marrë pasaportën nga Klosi dhe e ka sjellë këtu?
Se di. S’kam qenë këtu. Kam qenë të vëllai im. Ajo i kishte pasur te çanta lekët. Dy topa të vegjël. Ato te aspirimi se di se kush ia ka futur. A ja kanë futur vëllezërit, se di… Mos të fus të tjerët kot. Dua të them diçka për djalin. Më ndihmoni për djalin, dua që të dalë. Kam vetëm djalin se vajzën e kam të martuar, se është shtatzënë. Vajza më tha; ‘babi mos e ndaj’. I thash; ‘për të ndarë, do e shoh vetë babai’./Albeu.com/