Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit/ Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Pas aksit Librazhd-Përrenjas, i cili prej disa ditësh mbetet i bllokuar, duket se probleme për shkak të erozionit po shkaktohen edhe në disa rrugë të tjera të vendit.

Raportohet se asfalti i aksit Përmet-Skrapar, rrugë e ndërtuar në vitin 2019, është çarë. Mediat bëjnë me dije se dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.

Ndërsa po ashtu mësohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur rënie të masiveve shkëmbor në rrugë.

Bëhet me dije se po punohet për heqjen e masivit shkëmbor nga rruga dhe lirimin e plotë të saj.


Shtuar 25.02.2026 18:46