Një shtetase e shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Vorës ditën e sotme.
Shqiponja Krosi ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ajo administronte një agjenci turistike dhe merrte nga qytetarët shuma të konsiderueshme, duke i thënë se do i pajiste me kontrata pune në vendet e BE.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.