Mashtronte bizneset, arrestohet 34-vjeçarja në Korçë

Policia e Korçës, ka arrestuar një 34-vjeçare, pasi ka mashtruar 3 pronarë biznesesh, duke u vjedhur para.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34-vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”.

 


Shtuar 30.01.2024 14:49