Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga shtetasin Elvis Kosova. Sipas informacioneve, Kosova ngriti skemë mashtrimi për përvetësimin e një automjeti luksoz, me vlerë 200 mijë euro.

Sipas informacioneve policore, mësohet se operacioni u krye nga komisariati nr. 1 në kryeqytet.

Po ashtu, raportohet se një shtetas turk ka marrë një ‘Audi’ me qira në Gjermani dhe pasi ka ardhur në Shqipëri ia ka dhënë Kosovës dhe ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur pranë një hoteli te “Air Albania”.


Shtuar 28.08.2024 09:16