Mashtrim me 270 mijë euro, arrestohet Andi Alimehmeti i Meridiana Travel (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar të identifikuar si Andi Alimehmeti, të cilin gjykata e ka dënujar me 4 vite burg për mashtrim.

Alimehmeti i Meridiana Travel i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 12.09.2023 11:15