Masë arresti nga SPAK edhe për babanë e saj, Erisa Xhixho: Jam e shokuar, dosja ishte një paçavure

Deputejta Erisa Xhixho ka folur në lidhje me masat e lëshuar nga SPAK ditën e sotme ku një ndër të prekurit është dhe babai i saj Pirro Xhixho. E ftuar në studion e “Top Story” deputetja dhe njëherësh zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka treguar sesi e ka mësuar lajmin për masën “arrest shtëpie” për të atin. Ajo tha se dosja për të atin është një paçavure, pa fakte dhe prova. Po ashtu ajo shtoi se u njoh për masën ndaj të atit nga mediat.

“E shokuar! Por le të sqarojmë që fakti që babai im ka qenë drejtor i AKEP, çdo vendimmarrje e atij bordi ka qenë publik dhe i verifikueshëm. Kam parë menjëherë dosjen e Pirros dhe aty nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që implikon babanë tim në shkelje të interes tim publik. Unë jam njohur nga mediat për masën.

Ka pasur marrje në pyetje nga SPAK të babait, para 4-5 muaj. Ishin dhënë të gjitha sqarimet. Nga dosja, që është një paçavure, është përpiluar mbi thashetheme, nuk ka prova dhe fakte. Jemi shumë të qetë dhe të bindur për pafajësinë e tij dhe do ta ndjekim ligjërisht”, tha Xhixho.


Shtuar 21.10.2024 22:25