Masakroi me thikë vjehrrin, vetëdorëzohet në polici dhëndri në Prishtinë

Është vetëdorëzuar në Polici, Edon Bujupi, i cili ishte në kërkim që nga e mërkura për vrasjen me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeç, Ali Kosova.

Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit policor ndërsa më pas prokurori pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.

Vrasja ndodhi të mërkurën mbrëma(29 Nëntor) në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Në raportin e policisë ishte bërë e ditur se viktima nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.


Shtuar 1.12.2023 19:26