Ditën e sotme, Eduard Danaj, ka dalë para gjykatës në Greqi, ku ka kërkuar falje para togave të zeza. Ai akuzohet se masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënën e dy fëmijëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi.
I pandehuri i ka kërkuar falje hetuesit për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.
Informacionet thonë se në kërkim të faljes, ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.