Masakra në Teksas, vdes nga pikëllimi bashkëshorti i një prej mësueseve të vrara

Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive të së martës në Teksas, raportohet se ka vdekur nga një atak në zemër.

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb.

Garcia ishte një nga dy mësueset e vrarë nga një adoleshent i armatosur në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona, përfshirë 19 fëmijë.

Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë./albeu.com