Masakra me nxënësit në SHBA, momenti kur policët ikin me vrap dhe dezinfektojnë duart ndërsa vriteshin fëmijë (VIDEO)

Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte të reja tronditëse. Në videon e publikuar nga “Telegraph”, shihet sjellja e tmerrshme e oficerëve të policisë, të cilët largohen, teksa autori hap zjarr në klasën e mbushur me nxënës, duke vrarë 21 prej tyre.

Videoja është 3 minuta e 9 sekonda dhe tregon qartë momentin kur oficerët e policisë shkojnë me shpejtësi në Robb Elementary School më 24 Maj, pak minuta pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr ndaj të miturve.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe kamerat e trupit të policisë, tregojnë oficerët teksa kontrollonin telefonat e tyre dhe pastronin duart me dezinfektues në korridoret e shkollës, ndërkohë që të shtënat vijonin në klasën e mbushur me fëmijë.

Pamjet tregojnë në kohë reale historinë sesi oficerët e armatosur rëndë, dështuan që të reagonin në mënyrë të shpejtë dhe të duhur për të ndaluar autorin dhe potencialisht për të shpëtuar më shumë fëmijë./albeu.com