Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët kanë ecur në këmbë, janë ndalur tek Ministria e Arsimit.
Në hyrje të rrugës së Durrësit, në zonën e “Zogut të Zi” njëri prej tyre është përplasur me policinë duke i kërkuar llogari pse nuk i lejojnë studentët të kalojnë.
Ai i kërkoi efektivit t’i lejojë protestuesit të ecin në drejtim të qendrës duke deklaruar se nuk proteston vetëm për të drejtat e tij por edhe të vetë policëve.
“Mos më prek me dorë. Pse më keni rrethuar. Jam kriminel? Thojani atij në krye te qeverisë. Ata po na vjedhin. Ne do të marshojmë për të drejtat tona dhe tuajat.
Na lini të kalojmë rrugën. Pse po na ndaloni”, tha ai.