Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: Prokuroria e BE-së të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, lideri demokrat Sali Berisha, ka akuzuar  Edi Ramën se është i implikuar në skandalin e Kolegjit Europian në Tiranë, për të cilin u arrestua mikesha e tij Federika Mogherini.

Berisha thotë se ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Mogherini, ndërsa ka bërë thirrje të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduara SkyEcc, Matrix të cilat sipas tij është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.

“Prokuroria Publike Europiane, ju bëj thirrje të hetojmë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e Kolegjit Evropian në Tiranë, Ju bëj thirrje të hetojnë email, sms që Rama ka shkëmbyer me Mogherini dhe në veçanti të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduara SkyEcc, Matrix të cilat është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar. Shqiptarët do të vlerësonin hetimin e lobimit që Mogherini ka bërë për Ramën, sukseset e tij imagjinare, mbulimet e megaskandaleve të tij në Bruksel dhe angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare”,– ka thënë Berisha.