Marrëveshja mes partive opozitare, Mediu: Të kthejmë pluralizmin dhe demokracinë

I pari që ka marrë fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ku do të lidhet një marrëveshje, ka qenë ish-kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mediu është shprehur se qëllim është që opozita, të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

Gjithashtu, ai ka thënë se opozita duhet të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane”, është shprehur  Mediu.


Shtuar 16.02.2024 12:24