Partia Demokratike e Shqipërisë, përshëndet rënien dakord midis Izraelit dhe Hamasit për zbatimin e fazës së parë të Planit të Paqes të propozuar nga Presidenti Donald Trump, duke e cilësuar këtë zhvillim si një triumf të diplomacisë amerikane dhe të vullnetit të palëve për t’i dhënë fund konfliktit.
“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të Planit të Paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt”, thuhet në deklaratë.
PD vlerëson këtë hap si një mundësi për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon dhe shpreh shpresën që marrëveshja të zbatohet në mënyrë të plotë dhe në përputhje me të gjitha pikat e planit të propozuar.
Deklarata:
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të Planit të Paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt.
Partia Demokratike uron që në këtë frymë të vazhdojë zbatimi i plotë në të gjitha pikat i Planit të Paqes për konfliktin në Gaza dhe vendosja e një paqe të qendrueshme në rajon.