Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Ai u pyet për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka se si të jetë antikushtetuese pasi i ka kaluar të gjitha fazat.

Manja: Marrëveshja me Italinë në dijeninë time është bërë publike dhe është marrëveshje që janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit. Është e drejtë e gjithkujt ta çojnë në GjK, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese kur ka kaluar të gjitha fazat. Ka kaluar të gjitha filtrat./albeu.com


Shtuar 6.12.2023 17:23