Marrëveshja e paqes në Gaza, Hamasi dorëzon pengjet e para

Gjatë gjithë natës, shumë qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, të 20 pengjet e gjalla duhet t’i lirohen Kryqit të Kuq.

Ata do të çohen më pas në një bazë ushtarake për t’u ribashkuar me familjet e tyre, ose, nëse është e nevojshme, do të dërgohen menjëherë në spital.

Mediat izraelite raportojnë se shtatë pengjet e para, i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza.

“Sipas informacionit të dhënë nga Kryqi i Kuq, shtatë pengje janë transferuar në paraburgimin e tyre dhe janë në rrugën e tyre për te forcat e IDF-së dhe ISA-së [Agjencia Izraelite e Sigurisë] në Rripin e Gazës. IDF është e përgatitur të marrë pengje shtesë të cilët pritet të transferohen në Kryqin e Kuq më vonë”, njofton ushtri izraelite.

Pasi të lirohen pengjet, Izraeli do të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë. Ata përfshijnë 250 të burgosur që vuajnë dënime të përjetshme, si dhe rreth 1,700 të kapur nga Gaza gjatë luftës dhe të mbajtur pa akuza.

Një zyrtar izraelit tha se një grup pune ndërkombëtar, do të fillojë punën për të gjetur eshtrat e pengjeve të vdekur që nuk kthehen brenda 72 orëve.

Hamasi ka publikuar emrat e 20 pengjeve që do të lirohen:

Bar Kupershtein

Evyatar David

Yosef-Chaim Ohana

Segev Kalfon

Avinatan Or

Elkana Bohbot

Maksim Herkin

Nimrod Cohen

Matan Zangauker

David Cunio

Eitan Brin

Matan Angrest

Eitan Mor

Gali Berman

Ziv Berman

Omri Miran

Alon Ohel

Guy Gilboa-Dalal

Rom Braslabski

Ariel Konio


Shtuar 13.10.2025 08:39