Marrëdhënia me Kurtin, Rama: Na ndan “Ballkani i Hapur”, Kosova po futet në një cikël të rrezikshëm (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, e ndjnë vetëm qëndrimet e ndryshme mbi çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Rama tha se kjo nismë është diçka që u shërben ekonomive të vendeve, pasi do të lëvizin lirshëm mallrat sidomos ato bujqësore që Shqipëria sipas Ramës është një prodhues i madh.

Ndërsa për politikën në Kosovë, Rama tha se atje po ngatërohet ose më saktë po përdoret politika e jashtme me atë të brendshmen.

Sipas kryeministrit, Kosova po humbet shumë në arenën ndërkombëtare me vendimet e fundit të qeverisë./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 22:59