Mark Rutte flet nga Tirana: Topi është në fushën e Putin, duhet të jetë serioz

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, nga Tirana ka komentuar negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, që po zhvillohen sot në Stamboll.

Mark Rutte, tha se Vladimir Putin ka bërë gabim të madh që ka dërguar një delegacion në nivelit të ulët, ndërsa theksoi se “topi është në fushën e tij.”

“Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz dhe e gjithë trysnia është mbi të.

E njoh shumë mirë Putinin që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Është shumë mirë që Ukraina është në tryezë me një delegacion të mirë. Jam i lumtur për rolin e SHBA, rolin e Trump për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë”, tha Rutte.


Shtuar 16.05.2025 11:10