Maqedonia e Veriut ul çmimet e produkteve bazë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të ngrirje të reja të çmimeve të mbi 50 produkteve ushqimore. Që nesër do të hyjnë në fuqi vendimi që tregtarët tu vendosin etiketat për “Çmim të garantuar”. Ngrirja do të jetë me 10% më lirë, duke marrë për bazë çmimin referent të 1 gushtit, masë e cila synon që të mbrojë konsumatorët nga manipulimet e tregtarëve me çmime të ekzagjeruara. Nga 20 shtatori, në çdo pikë të shitjes në vend qytetarët do të kenë mundësi të blejnë më lirë prodhimet e qumështit, prodhimet e grurit, prodhimet e mishit dhe fruta perimet. Nga lista e përgatitur e Ministria e Ekonomisë, tregtarët janë të detyruar të sheshin së paku 70% të sasisë së produkteve që kanë shitur gjatë muajit gusht.

“Tregtarët me shumicë për produktet që i theksova duhet t’u miratojnë një ulje të çmimit dhe të tjera kompensime ndaj shitësve me pakicë deri më 5% dhe jo më tepër. Kurse tregtarët me pakicë, në produktet e këtij vendimi, të cilat do të vendosen në polica duhet ti etiketojnë të gjithë këto produkte me etiketën ‘çmim i garantuar’. Nëse qytetarët vërejnë mos respektim të këtyre masave sepse bëhet fjalë për mijëra subjekte që shesin, të njoftojnë Inspektoratin e Tregut. Nëse edhe këta nuk marrin masa ne si Ministri dhe Qeveria do të marrim masat përkatëse edhe kundër Inspektoratit të tregut”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Bëhet fjalë për produkte ushqimore bazë, 90% e të cilave tatohen me 5% TVSH. Ideja është që çmimi me të cilin janë shitur më 1 gusht të këtij viti duhet të bjerë me të paktën 10%. Po vazhdojnë negociatat me prodhuesit dhe distributorët e pijeve joalkoolike, për uljen e çmimeve edhe të këtyre produkteve. Nga e premtja që shkoi po zbatohet edhe vendimi për ndalesë të shitjeve promocionale, por sot ai vendim është korrigjuar, duke lejuar shitje në aksion për produktet në afat të skadencës me çmim të ulët.

“Në mënyrë plotësuese të këtij vendimi sot u bë korrigjim ku do tu lejohet të bëjnë aksione me çmime më të ulëta nga këto që ne i kemi ngrirë me vendim të Qeverisë. Ata do të kenë detyrim të gjithë tregtarët me pakicë, rrjetet e super marketeve nëse në rast se bëjnë zbritje të çmimeve të caktuara për shkak të afatit të skadencës, atë ta etiketojnë për të qenë e qartë për qytetarët të cilët blejnë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Ministri Bekteshi fton të gjithë ata prodhues dhe tregtarë që nuk do të mbulohen nga masa e qeverisë, t’i bashkohen vullnetarisht aksionit të uljes së çmimit dhe të kenë mundësinë të përdorin markën “çmimi i garantuar”. Për ata që do të manipulojnë këtë shenjë paralajmërohen kontrolle dhe penalitete të rrepta./alsat


Shtuar 19.09.2023 22:37