Maqedonia e Veriut merr nga Mali i Zi kryesimin me Bashkësinë Transportuese

Maqedonia e Veriut sot nga Mali i Zi e ndërmori kryesimin me Bashkësinë Transportuese dhe vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i aktiviteteve dhe ngjarjeve që do të kontribuojnë për harmonizimin me politikat transportuese të vendeve nga Ballkani Peërndimor dhe Bashkimi Evropian.

Siç njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ministri Boçvarski dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër për Investimet Kapitale Ervan Ibrahimoviq, në prani të Matej Zakonjshev, kryetar i Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese kanë realizuar pranim-dorëzimin e kryesimit dhe në atë kontekst e theksuan rolin e Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese në proceset eurointegruese të vendeve nga Ballkani Peërndimor si qëllime strategjike.

“Rezultatet e përpjekjeve të presidencës së Malit të Zi janë evidente dhe veçanërisht i rëndësishëm është momenti i përfundimit të procesit për rishikimin e rrjeteve të transportit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me të cilin Korridori ynë 8 u bë pjesë e Korridorit Evropian për Ballkanin Perëndimor-Mesdheun Lindor, si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transevropiane. Gjatë Kryesisë sonë të Bashkësisë Transportuese do të vazhdojmë me aktivitete të rëndësishme për të gjithë rajonin, ku përfshihen aktivitetet për masat reformuese për lidhshmërinë, si pjesë integrale e Agjendës për Lidhshmëri. Si një nga prioritetet e presidencës, me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit, do të realizojmë një sërë aktivitetesh që do ta forcojnë bashkëpunimin rajonal”, theksoi ministri Boçvarski.

Ai beson, siç tha ai, se Komuniteti Transportues në terma afatgjatë do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit, uljen e kostove dhe cilësinë më të mirë të shërbimeve për përdoruesit e transportit, duke hapur tregjet dhe duke forcuar konkurrencën.

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Ervan Ibrahimoviq, theksoi se viti i kryesimit të Malit të Zi me punën e Bashkësisë së Transportit ishte i frytshëm dhe plot sfida.

Siç informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, drejtori i Bashkësisë së Transportit, Matej Zakonnjshek, theksoi se gjatë presidencës së Maqedonisë pritet të vazhdojë me intensitet të pandërprerë bashkëpunimi në nivel rajonal dhe në BE nga të gjithë aktorët kryesorë në sektorin transportues, me fokus në politikat e transportit me legjislacionin e BE-së si dhe koordinimin në lidhje me investimet në përmirësimin e infrastrukturës së transportit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut si vend nëpër të cilin kalojnë dy korridore kryesore të transportit, Korridori 8 dhe Korridori 10, ka një potencial të madh për t’u bërë udhëkryqi kryesor i transportit në rajon. Qëllimi përfundimtar mbetet që sektori i transportit të Ballkanit Perëndimor të integrohet plotësisht në tregun e transportit të BE-së”, tha Zakonnjshek.


Shtuar 7.07.2023 14:08

Tags: