Maqedonia e Veriut po mbytet nga inflacioni, i cili vjen si pasojë e rritjes së çmimeve dhe zhvlerësimit të parasë.
Sipas matjeve të Trading Economics, norma vjetore e inflacionit në Maqedoninë e Veriut është rreth 10 për qind.
Bazuar në këto të dhëna, Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8%
Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8% nga 4.3% sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e Trading Economics.