Maqedonasit në Qafë Thanë, i konfiskohen 15 mijë dollarë australian

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 15.050 dollarë australianë, pasi një shtetas gjatë hyrjes në vend përmes vendkalimit kufitar “Qafë Thanë”, ka paraqitur se posedon vetëm dy mijë dollarë.

Për shkak të dyshimit, doganierët kanë kryer kontroll personal, gjatë të cilit në çantën e dorës i kanë gjetur 10 mijë euro dhe 15.050 dollarë australianë.

Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore. Ndaj personit është ngritur padi në gjykatën kompetente për kundërvajtje devizore.


Shtuar 1.09.2023 10:16