“Manual” i sigurisë në shkolla/ Vr*sja e 14-vjeçarit, ekspertët tregojnë se si duhet reaguar në rast konflikti

Shkolla është po aq e shenjtë sa një kishë apo xhami, thotë një fjalë e mençur. Është një territor ku veprojnë një sërë hallkash për mbarëvajtjen e mësimit dhe edukimit të brezit të ardhshëm.

Ngjarja tragjike në fillim të javës, ku si pasoje e përleshjes të një grupi nxënësish të armatosur me arme te ftohta, mbeti i vdekur Martin Cani 14 vjeç, ka ngritur një pyetje të madhe.

Si funksionojnë ingranazhet e sigurisë në një shkollë në rast të një konflikti mes nxënësve?

Isa Halilaj, Sindikata e Pavarur e Arsimit: Ndërhyrja e parë bëhet nga oficeri i sigurisë së shkollës. Në rast se nuk është oficeri i sigurisë mësuesi dozhurn i shkollës, mësuesi kujdestar, përfshihet dhe psikologu i shkollës.. Mësuesi kujdestar lajmëron prindërit, në rast kur njëri nga prindërit nuk është prezent, fëmija i tij nuk mund të jetë në takim sepse mund të agravohet konflikti. Pas ballafaqimit mbahet një proces verbal. Kemi raste kur bëhet pajtimi, të gjithë firmosin kur zgjidhet dhe sqarohet problemi. Nga informacionet nuk më rezulton se janë thirrur prindërit dhe kanë pasur informacion, edhe pse situata ka qenë e përsitur. Përgjegjësia është e drejtorit.

Ndriçim Mehmeti, Ekspert për Arsimin: Oficeri i sigurisë duhet të mbante shënimet e veta, duhet të lajmëronte prindërit. Ajo që vret më shumë në gjykimin tim është heshtja e Ministrisë së Arsimit, vetëm një njoftimi për hetimin administrativ, këtu ka çështje penale, mua më vjen keq që është marrë kaq lehtë kjo punë./Tch


Shtuar 1.12.2024 19:15