Man.United hap “dyqanin”, 4 emra “big” në dalje, Ten Hag përpilon “listën e zezë”

Man.United “lau duart” me Champions League, me Evropën, duke mbyllur grupin në vendin e fundit. “Djajtë e kuq” nuk janë brilant as në Premier League, ku për momentin ndodhen në  vendin e 7-të. Me apo pa Ten Hag në stol, Man.United pritet të jetë një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimri pasi drejtuesit e klubit kanë nxjerr në shitje jo pak, por katër lojtarë.

Sipas Daily Star:  Casemiro, Raphael Varane, Jadon Sancho and Anthony Martial nuk bëjnë pjesë në planet e klubit, janë të hapur për çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tyre. Për momentin, gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Arabia Saudite duket tregu kryesor ku mund United shpreson të bëjë miliona.


Shtuar 19.12.2023 11:30