Malltezi: Pastërtia e plazheve propagandë, me milionat e hedhura mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza

Në një deklaratë për shtyp, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit te Rithemelimi, Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se pastërtia e plazheve është propagandë.

Ai tha se me milionat e hedhura, mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza të cilat derdhen në det.

Qeveria e Edi Ramës, shtyllë kryesore ka propagandën, dhe në kalendarin e saj ka futur edhe turizmin.

Me shkrime të paguara dhe pamje të fotoshopuara, qeveria e zhurmës për asgjë gënjen si për 10 milionë turistët, edhe për kushtet që ofron vendi ynë.

Mashtrimi i pacipë publik është zbuluar nga një institucion prestigjioz monitorimi.


Shtuar 31.05.2024 15:59