Një parcelë me 1881 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Çërrilë të Mallakastrës. Dy persona, Arben Sulua dhe Elidon Shehaj u kapën në flagrancë duke ujitur bimët dhe u arrestuan në vendngjarje.
Në lidhje me rastin është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre, si dhe një tjetër shtetas, në banesën e të cilit u gjetën para, armë sportive dhe sende të dyshuara si të lidhura me këtë veprimtari.
Fidanët janë asgjësuar dhe hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi:
Mallakastër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen në një parcelë në fshatin Çërrilë 1881 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.