Maliqi mbetet jashtë Kuvendit, sa vota mori në siglën e LSI

Lefter Maliqin do të mbetet jashtë Parlamentit.

I renditur i shtati në këtë qark ai ka arritur të marrë 627 vota, ndërsa partia  e LSI për të cilën ai kandidonte nuk mori asnjë mandat në Berat.

Kjo bën që Maliqi të mbetet automatikisht jashtë kuvendit, ashtu sikurse edhe Ardit Çela, i pari në listat e LSI në Berat.

Lefter Maliqi, ka qenë deputet në Parlament që prej 2005-s.

Ai ka përfaqësuar në Kuvend LSI dhe më pas Partinë Demokratike. Ai ishte në listën e deputetëve që nuk pranuan të djegin mandatin pas vendimit të opozitës për të dalë nga Kuvendi.


Shtuar 29.04.2021 02:18