Maliq/ Aksion kundër lojërave të fatit, 4 të arrestuar

Mbrëmjen e djeshme, komisariati i Maliqit, ka realizuar një operacion ku ka ka arrestuar  4 të rinj dhe procedimin e një shtetasi tjetër.

Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.

Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina.

Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.


Shtuar 29.12.2023 09:50