Uniformat blu, kanë vënë në pranga 35-vjeҫarin, pasi kishte thyer masën arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesë.
Policia e ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. M., 35- vjeç, banues në fshatin Moglicë.
Njoftimi i Policisë:
“DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në fshatin Moglicë, Maliq, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—
Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.
—
Maliq/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:35, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi V. Xh., 69 vjeç, banues ne fshatin Zvezdë, Maliq, i cili dyshohet se është rrëzuar nga një karrocë e tërhequr me kalë. Për pasojë, ky shtetas ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.