Mali i Tërbunit ende në flakë, 100 forca të ushtrisë dhe dy helikopterë pritet të ndërhyjnë

Vatra e zjarrit në malin e Tërbunit në Pukë, vijon të mbetet aktive.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha dhe ahe dhe rrezikon ende florën dhe faunën në atë zonë..

Të angazhuar në operacion për shuarjen e flakëve janë forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe shërbimet publike.

Në ndihmë të tyre sot kanë mbërritur dhe 100 forca të ushtrisë. Dy helikopterë pritet të vijojnë edhe sot fluturime për hedhjen e ujit.

Kujtojmë se zjarri në malin e Tërbunit, dyshohet se u shkaktua qëllimisht.


Shtuar 14.08.2021 08:44

Tags: