Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni në jug të Italisë, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Viktima, Ana Tagliaferri, e njohur për pastiçerinë e saj të suksesshme në qytet, u godit të paktën tetë herë me thikë në fytyrë dhe qafë nga Diego Di Domenico, partneri i saj.

Sipas mediave lokale, gjatë sulmit, nënën e Anës e plagosi lehtë kur përpiqej ta mbronte vajzën e saj. Ajo mbeti dëshmitare e vetme e ngjarjes dhe tani ndodhet në spital në gjendje shoku. Autoritetet kanë konfirmuar se pas vrasjes, Di Domenico ngjiti në çatinë e shtëpisë ku jetonin dhe i dha fund jetës së tij duke u hedhur.

Ngjarja ka lënë komunitetin vendas në tronditje. Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni ka bërë një nderim për Anën dhe familjen e saj, duke i dhënë çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar, njohje që reflekton kontributin e saj të madh në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit.

Për shkak të kësaj tragjedie, bashkia ka vendosur të anulojë të gjitha ngjarjet festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si shenjë zie dhe respekti ndaj familjes së viktimës. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje psikologjike për të mbijetuarit.

Komuniteti i Cava dei Tirreni ndodhet ende në dhimbje dhe shok, ndërsa rasti rikthen vëmendjen mbi problematikën e dhunës në familje dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të viktimave.


Shtuar 22.12.2025 14:52

Tags: ,