Makina përplaset me pemën, humb jetën tragjikisht 24-vjeçari shqiptar

Makina përplaset me pemën, humb jetën tragjikisht 24-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24 vjeçari shqiptar, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe miku i tij 23-vjeç po nga Shqipëria, si dhe një person tjetër.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në në kryqëzimin e rrugëve “Via Banfi” dhe “Via Graziadei”.

Dy të rinjtë shqiptarë ndodheshin në një makinë “Mercedes CLK”, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar rumun.

I riu nga Rumania ka humbur drejtimin e mjetit duke u përplasur me një pemë, për pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe një 23-vjeçar po nga Shqipëria.


Shtuar 8.05.2023 17:29