Një aksident me pasojë plagosjen e një 75-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Lungomare. Mësohet se një mjet tip “Benz” ka përplasur të moshuarit teksa po kalonte vijat e bardha.
I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet me dije.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.