Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.
Policia bën me dije se rreth orës 17:10 në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një 12-vjeçar.
I mituri po lëvizte me biçikletë në momentin që është përplasur, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Njoftim policie
Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com