Makina përplas punonjësin e policisë në Tiranë, efektivi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Freskut, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një punonjës policie që ndodhej jashtë shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ndërsa efektivi i policisë, shtetasi A. L., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë automjetin dhe po punon për gjetjen e drejtuesit të tij, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 25.02.2025 19:15