Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd- Elbasan.
Policia bën me dije se në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. L., ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. P.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi O. P. dhe pasagjerja që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja N. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi M. L. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/