Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./albeu.com