Një 60-vjeçare nga Vlora ka mbetur e plagosur paraditen e sotme si pasojë e në aksidenti rrugor.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”.
Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./Albeu.com/