Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.06.2021, rreth orës 13:05, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues R. B., ka përplasur këmbësoren shtetasen D. K., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com