Një aksident ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se një mjet ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë, ky i fundit është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi:
Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.